PS: Vjedhje e trashë e votave

21/06/2011 15:35

Deputeti Blendi Klosi tha se KQZ eshte duke zbatuar nje aritmetike te
trashe per manipulimin e zgjedhjeve ne Tirane. Klosi tha se Partia Socialiste do te zhvilloje nje hetim te pavarur per te nxjerre ne drite
gjithe kete mashtrim.

“Si ka mundësi që kur numërohen mbi 250 mijë vota, me gjithë manipulimet, abuzimet që janë bërë në sytë e te gjithë publikut ato ndahen në mënyrë pothuajse të barabartë, ndërsa në vetëm 117 kuti të numëruara nga Ristani në mënyrë abuzive e kriminale, diferenca e voave të hedhura gabimisht, a mund të ndodhë kjo, të jetë vetëm 81 vota në favor të Lulzim Bashës. PS ka filluar tashmë një hetim të pavarur mbi cmendurinë aritmetike të tabelave të Ristanit që së shpejti do të zbardhë të vërtetën për cdo qendër të votimi si dhe skemën e trashë dhe primitive të vjedhjes që duan t’i bëjnë mandatit të bashkisë së Tiranës”, tha Klosi.
 

Top Channel