Meta: Procesi ndaj meje, politik

21/06/2011 13:30

Kreu i Levizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi sot se i
gjithë procesi gjyqësor ndaj tij është politik dhe se prokuroria ka
vepruar gjatë gjithë hetimeve në mënyrë te jashtëligjshme.

“Institucioni i prokurorisë nuk ka asnjë qëllim për të zbardhur të vërtetën, por ka patur si qëllim zvarritjen e këtij procesi. Prokuroria ka qenë ekstreme në krahun antiligjor”, tha Meta.

Sipas Metes, gjithcka ishte per te goditur rezultatin e LSI-se ne zgjedhje, duke ju referuar faktit se prokuroria e kerkoi ne 6 maj dy perpara dates se votimeve ta merrte te pandehur.

“Prokuroria ka patur të gjithë kohën për të ecur përpara, por vetem dy dite para 8 majit me komunikoi se përse isha marrë i pandehur, në një kohë kur unë kam qenë i gatshëm për procedurat më parë. Prokuroria ka patur qellim te zvarrise procesin per arsye politike”, tha Meta.

Meta deklaroi se i gjithe procesi nuk ka asnje deshmitar edhe pse jane marre ne pyetje 30 persona. Ai tha se deshmitar nuk mund te jete as Dritan Prifti qe kreu pergjimin per faktin se eshte vete i pandehur.

Kreu i LSi-se, paralajmeroi se pas ketij procesi do te duhet te behet nje reforme ne gjyqesor dhe sidomos ne organin e prokurorise.

Meta pershendeti edhe deklaraten e ministrave te Jashtem te BE-se, duke i kerkuar politikes shqiptare te respektoje vendimet e dala prej institucioneve per zgjedhjet e 8 majit. 

Top Channel