Jetimët dëbohen nga konvikti

21/06/2011 16:20

Nje grup jetimesh, mes te cileve edhe nje cift me nje femije te
vogel, jane nxjerre ne rruge pasi eshte mbyllur konvikti ku ata
jetonin.

Mjaftoni Xhymertaj dhe burri i saj, jetime, bashke me femijen e tyre te vogel kishin gjetur strehe ne konviktin e shkolles teknologjike ne Tirane. Por edhe ketu jo pergjithmone. Ata bashke me nje grup te tjere jetimesh jane  perzene nga ambientet e konviktit dhe prej tre ditesh flene rrugeve dhe stolave.

Kreu i Shoqates se Jetimeve thote se ky grup njerezish perzene nga nga drejtues te konvikteve, ndersa theksoi se per kete shtrese duhet nderhyrja e shtetit.

Por drejtuesit e konvikteve te shkollave te mesme ne Tirane te kontaktuar nga Top Channel, e shpjeguan kete situate ne telefon duke thene se te larguarit nuk kane status jetimi dhe se ata nuk kane paguar dritat.

Top Channel