Haxhinasto: Tre mesazhe për Shqipërinë

21/06/2011 09:10

Ndërkohë që Bashkimi Europian shprehet i shqetësuar për situatën e
keqësuar politike pas zgjedhjeve lokale, numri dy i qeverisë shqiptare
shprehet krenar për zhvillimet ndërkombëtare të vendit, duke i lënë një
pjesë të fajita për zhvillimet e brendshme politike, gazetarëve, të cilët
i akuzon për mungesë patriotizmi.

Kështu u shpreh pas takimit të ministrave të Jashtëm te BE-së dhe Ballkanit, zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto, ndërsa numëronte mesazhet e marra nga ky forum, që diskutoi mbi sfidat e rajonit dhe vecanërisht mbi zgjedhjet, në prani të përfaqësuesve të OSBE dhe ODIHR.

Haxhinasto: Shqiperia del me mesazhin qe eshte momenti te zbatohet llogjika e zbatimit te ligjit, qe Shqiperia te respektoje institucionet e pavarura, te respektoje gjykatat e saj, ligjet. Se dyti, Shqiperia del me mesazhin se eshte e nevojshme qe te realizohet nje reforme zgjedhore ne te ardhmen, e cila, te kete konsensus te gjere politike, te marre asistencen dhe keshillimin e institucioneve te specializuara per zgjedhje sic jane ODIHR apo edhe Komisioni i Venecias. Dhe mesazhi i trete qe merr Shqiperia eshte qe politika shqiptare, ne menyre institucionale, te angazhohet dhe te fokusohet ne zbatimin e 12 prioriteteve kyce qe jane vendosur perpara Shqiperise nga Bashkimi Europian

Top Channel: Zoti Haxhinasto, ne te gjitha keto pika qe ju permendet, theksi vihet gjithmone tek politika. A eshte e sikletshme per ju, kur merrni pjese ne takime te ketij niveli, per te justifikuar  pozicionin apo klasen politike shqiptare? E nuk marr parasysh vetem qeverine ketu..

Haxhinasto: Aspak. Une perfaqesoj Shqiperine. Shqiperia eshte vend qe ka bere nje progres te jashtezakonshem…

Top Channel: Perfshire ne pjekurine politike?

Haxhinasto: Politika eshte nje nga elementet e zhvillimit te pergjithshem te Shqiperise. Por, ka shume gjera per te qene krenar, per ate qe po ndodhe ne Shqiperi: per zhvimin e saj ekonomik,  per kontributet qe ajo jep ne rajon, per kontribute qe jep edhe ne vende te tjera te botes, si Afganistani per shembull, se afermi edhe ne Tunizi.. Por, jo gjithcka duhet te barazohet me politiken. Edhe ju, gazetaret, duhet te jeni pak me optimistë, pasi duhet ta dini se dhe ju keni nje detyre patriotike, qe duke paraqitur me realizem zhvillimin ne Shqiperi, beni detyren tuaj si qytetare.

Nje pershtypje paraprake, nese Shqiperia i ka permbushur ose jo kriteret politike te Kopenhagenit, e vecanerisht vleresimin per zgjedhjet lokale, do te kemi mundesi qe ta degjojme ne 18 dhe 19 korrik, kur do te mbahet dhe Keshilli i Stabilizim Asocimit mes BE-se dhe Shqiperise. Raporti perfundimtar mbi ecurine e vendit pergjate ketij viti pritet te publikohet ne 12 tetor, sic eshte premtuar nga Komisioni Europian.

PERGATITI: Arta Tozaj

Top Channel