Zgjedhjet, BE, sot ultimatumi ndaj Tiranës

20/06/2011 09:00

Rritet në një shkallë më të lartë alarmi i Bashkimit Europian mbi
situatën aktuale paszgjedhore në Shqipëri. Sot, ministrat e Jashtëm të
27 vendeve të BE-së diskutojnë në Luksemburg, krizën shqiptare dhe pas
saj do të hartohet një deklaratë e posaçme.

Sipas gazetes “Shqip”, Këshilli i Ministrave të Jashtëm do të shqyrtojë situatën në Shqipëri, në veçanti procesin zgjedhor, i cili po vëzhgohet nga afër.

Këshilli pritet që t’u bëjë thirrje liderëve politikë të mbështesin përfundimin e procesit në mënyrë të qetë, konstruktive dhe në fokus duhet të kenë të ardhmen europiane. Këshilli po pret gjithashtu që autoritetet të ndjekin hapat e duhura në axhendën e reformës për të arritur standardet e kërkuara për integrimin në BE. Do të vazhdojë angazhimi i BE-së për të ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim.

Top Channel