Vetem 4 % e qytetarëve kanë 55 % të depozitave

20/06/2011 15:45

Një raport zyrtar i Agjencisë së Depozitave që ju paraqit deputetëve në
Komisionin Kuvendor të Ekonomisë dëshmon se kapitali në Shqipëri është
përqëndruar në duart e shumë pak individëve.

Raporti, që i referohet të dhënave zyrtare nga bankat, tregon se 4 për qind e atyre që kanë kursime në banka, zotërojnë mbi 55 për qind të shumës totale të depozitave në vend. Ndërsa 96 për qind të tjerët ndajnë mes tyre pjesën e mbetur të kursimeve. Sipas agjencisë janë mbi 1 milionë e 465 mijë shqiptar që kanë një llogari kursimi në banka.

Në fund të vitit 2010 kursimet totale të individëve arritin në 636 miliardë lekë nga të cilat 350 miliardë i përkisnin vetëm 63 mijë personave. Ndërsa 286 miliardë të mbeturat ndahen nga 1 milionë e 400 mijë veta. Këto shifra që tregojnë se pjesa dërrmuese e kapitalit në Shqipëri zotërohet nga një përqindje shumë e vogël e popullsisë duke forcuar edhe një herë dyshimet mbi atë se ekonomia është duke prodhuar pabarazi të lartë.

Top Channel