Takimi i Luksemburgut, interes per konferencën e Ashton

20/06/2011 09:30

Pas diskutimit të krizës shqiptare në Luksemburg, pritet që në orën
16:00 shefja e diplomacisë europiane, baroneshës Catherine Ashton.

Po ashtu në axhendën e takimit të Këshillit të Jashtëm të BE-së, sipas gazetës “Shqip” është parashikuar që Ashton, në orën 17:00 do të zhvillojë një forum të posaçëm mbi Ballkanin Perëndimor, në të cilin do të bëhet i qartë mesazhi i izolimit të Shqipërisë drejt rrugës së integrimit europian.

Në këtë takim, pritet të flasin edhe intelektualë të njohur nga rajoni, ku mësohet se janë ftuar edhe disa aktorë të shoqërisë civile nga Shqipëria.

Top Channel