Ish-kreu tunizian gjykohet në mungesë

20/06/2011 13:45

Procesi gjyqësor kundër presidentit të përmbysur Zine El Abidine Ben Ali
ka nisur në mungesë të tij, një dite pasi ish lideri tunizian i mohoi
te gjitha akuzat e ngritura kunder tij.

Ben Ali u largua ne drejtim te Arabise Saudite ne 14 janar pas protestave popullore qe u perhapen ne mbare vendin. Nese shpallet fajtor, ai rrezikon denimin me 20 vjet heqje lirie per akuzat qe perfshijne nder te tjera ato te korrupsionit dhe trafikut te droges.

Avokatet e Ben Ali-se thone se gjyqi eshte nje perpjekje e qerverise se perkohshme tuniziane per te larguar vemendjen nga deshtimi i saj ne perpjekjet per rivendosjen e stabilitetit. Ndaj 74-vjecarit, jane ngritur githsej 90 padi. Akuzat më të rënda si vrasje, torturim dhe pastrim parash të ngritura ndaj tij do të shqyrtohen më vonë nga një Tribunal ushtarak. Aty ish presidenti, mund te rrezikoje deri edhe denimin me vdekje. Sa per autoritetet saudite, ato ende nuk i jane pergjigjur kerkeses se ekstradimit te drejtuar nga Tunizia per Ben Aline dhe bashkeshorten e tij Leila Trabelsi,

Por kjo mbahet si e pamundur, për shkak se në këtë rast ai do të ekstradohej nga Arabia Saudite. Ben Ali pas protestave të vazhdueshme në janar u largua nga Tunizia. Ai kishte drejtuar për 23 vjet vendin afrikano-verior.

Top Channel