Idrizi: Cështja came të mos përdoret politikisht

20/06/2011 11:55

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi se cështja came nuk mund të
përdoret politikisht, duke kërkuar nga njëkohësisht zgjidhjen e saj me
bashkëpunimin e shtetit.

“Mbi 300 mijë camë jetojnë sot në Shqipëri. Politika sot nuk e ka ngritur këtë problem, ndërkohë që duhet marrë në shqyrtim cështja came”, tha Idrizi, në fjalën e tij.

Idrizi bëri me dije se po përgatitet një data baze për secilin prej personave të refuzuar në kufirin grek, ndërsa shqetësimet e PDIU-së i janë përcjellë edhe zyrtarëve të lartë evropiane Fyle dhe Barroso.

Top Channel