KQZ, përfundon numërimi për njësinë 2

19/06/2011 14:25

Ka përfunduar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve numërimi i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara për njësinë bashkiake numër dy të Tiranës.

Sipas informacioneve të fundit, nga numërimi kanë rezultuar 12 vota për kandidatin socialist Edi Rama dhe 21 për atë demokrat Lulzim Basha, i cili ka thelluar kështu avantazhin e tij me mbi 90 vota.

Gjatë numërimit të fletëve kryetari i KQZ Arben Ristani dhe komisionerët e djathtë kanë pasur tensione me komisionerët e majtë, të cilët kanë pretenduar për parregullësi.

Gjithësej janë numëruar rreth 200 kuti votimi. Mbledhja e KQZ për qendrat e tjera do të rifillojë pasdite në orën 18:00.

Top Channel