KQZ përfundon njësinë 3

19/06/2011 20:35

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së dielë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfundoi hapjen e kutive të KZAZ-së numër 47, që i përkisnin qendrave të votimit në njësinë bashkiake numër 3.

Në këtë njësi, KQZ hapi 117 kuti, ku rezultat prodhuan vetëm 18 kuti. Pas numërimit të fletëve të hedhura gabimisht në këto kuti, rezultati për kryetarin e Bashkisë së Tiranës ndryshon. Kështu Lulzim Basha vazhdon të jetë në avantazh ndaj Edi Ramës, por tashmë me diferencë prej 76 votash.

Ndërkohë, socialistët kanë hedhur hije dyshimi në lidhje me procesin. Gjatë ditës, deputeti socialist, Eduard Shalsi tha se i gjithë procesi është njollosur. Sipas opozitës, kodi pesë i sigurisë, pikërisht ai që vulos kutinë e votimit, nuk përputhet në shumë raste.

Top Channel