Sa pak për shëndetin…

18/06/2011 15:45

Shqiptarët duhet të paguajnë të gjithë sigurime shëndetësore në mënyrë
që të përfitojnë falas,por dhe ndikojnë në përmirësimin e shërbimit në
spitale.

Sipas ministrit te Shendetise Petrit Vasili vetem 20 % e buxhetit sigurohet nga kontributet shendetësore, nderkohe qe paguhet vetem 3.4% e pages kur ne vende te tjera paguhet mbi 10 %. Nje pjese e mire e qytetareve punojne ne te zeze dhe neglizhojne te kontribuojne ne shendetësi .

“Të gjithë ata që kanë detyrime që të paguajnë sigurime shëndetësore, në respekt të ligjit janë të detyruar t’i paguajnë ato dhe në muajt që do të vijnë, në respekt po të këtij ligji të miratuar nuk mund t’i shmanget më kësaj gjëje.Ata që mendojnë që mund të përfitojnë nga kontributet që paguajnë të tjerët, nuk mund të pranohen më si të tillë”, tha Vasili.

Statistikat tregojne se shqiptaret shpenzojne me shume per të folur në telefon, sesa per shendetin e tyre. Persa i perket reformes se ndermarre Vasili shpjegon se investimet jane perqendruar ne teknologji  dhe diagnoze e shpejte.

“Investimi ynë i madh ka shkuar në sensin e reformës, në trajtimin gjithmonë e më profesional të diagnozës së shpejtë. Investimi në teknologjinë mjekësore ka shkurtuar kohën e caktimit të një diagnoze të saktë”, tha Vasili.

Nje nder hallkat kryesore te reformes, sipas Vasilit, eshte edukimi i vazhdueshem i mjekeve ku sipas Vasilit per here te pare mjekët tane do te trajnohen edhe ne SHBA.

Ndonese shendetesia eshte nje nder prioritetet e qeverise fondet e saj perbejne vetm 2.9 te GDP.

Top Channel