Korpusi i ri universitar

18/06/2011 20:35

Qeveria dhe Universiteti i Tiranës kanë financuar fazën e parë të projektit të detajuar, për ndërtimin e korpusit të ri universitar të Tiranës, ku pritet të zhvillojnë mësim të paktën 15 mijë studentë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, tha se ky projekt kushton 100 milionë lekë dhe do të zgjasë disa muaj.

Në fillim të vitit të ri buxhetor, pritet që projekti përfundimtar të jetë gati për zbatim në terren.

Kostoja finale për ndërtimin e korpusit universitar është 25 milionë euro dhe një pjesë e financimit do të bëhet nga vetë universiteti.

Ky korpus do të ndërtohet në krah të godinës “Liria”, pranë qytetit studenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA