Velipoja shpëton nga mbeturinat

17/06/2011 13:45

Plazhi i Velipojes eshte qendra me e madhe turistike ne veri te vendit
qe ndodhet ne bregdet. Mbi 50 mije persona pushojne ne kete plazh ndersa
ne fundjave numri trefishohet. Ndodhet 25 kilometer larg qytetit te
shkodres dhe ka nje vije bregdetare prej 12 kilometrash.

Zvarrijet me konstituimet e pushtetit vendor ndikuan ne kete plazh per shkak te lenies pas dore te sistemit te pastrimit. Drejtuesit e rinj te komunes thone se kane nisur nje aksion te shpejte per te larguar mbeturinat e akumuluara prej javesh dhe qe demtojne rende kete plazh dhe largojne pushuesit.

Nderkohe investimet e kryera se fundmi ne plazhin e Velipojes si ndertimi i shetitores asfaltimi i disa segmenteve ne qender kane nisur t’i japin nje pamje tjeter zones. Zona turistike po zgjerohet me ndertimin e rruges se re qe lidh Velipojen me zonen e Baks Rrjollit, e njohur per plazhet e pastra.

Top Channel