" /> ">

Lushnjë, arrestime për shfrytëzim prostitucioni

17/06/2011 12:45

Dy femra janë arrestuar dhe një 30-vjecar është shpallur në kërkim nga
policia në qytetin e Lushnjës pas një aksioni te koduar
“Rrethrrotullimi”.

Operacioni eshte organizuar nga specialistet e Seksionit Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier, ne bashkepunim me Prokurorine e Lushnjes. Drejtoria e policise se Fierit njoftoi se te arrestuarit jane shtetasja me inicialet M. Ç 57 vjec ne Lushnja, shtetasja me inicialet E.Z 28 vjec banuese ne Lushnje dhe eshte shpallur ne kerkim 30 vjecari Elvis Çollaku banues ne Lushnje.

Arrestimi i tyre u krye pasi per nje periudhe kohore  prej dates 10.06.2011 deri me daten 16.06.2011, ne Bar Motel “Çollaku” ne lagjen “Çlirim” te Lushnjes, kane shfrytezuar per prostitucion shtetasen me iniciale Z.P 16 vjeç. Te ndaluarit jane akuzuar per “Shfrytezim te prostitucionit ne rrethana renduese” e kryer ne bashkepunim” dhe te “Mbajtjes se lokaleve per prostitucion” e kryer ne bashkepunim.

Top Channel