Kriza cmend shqiptarët

17/06/2011 12:55

Dy vitet e fundit, rastet që shtrohen në Spitalin Psikiatrik  “Sadik Dinçi “ në Elbasan, janë rritur me shifra alarmante.

Nga 200 që ka qenë numri i personave që kanë nevojë për shërbim mjekesor, shifrat kanë shkuar në 600 të shtruar në vit. Sipas Drejtorit të këtij Spitali, Kamber Balla, shkak për shtimin e rasteve janë kryesisht problemet sociale, emigrimi dhe përdorimi i drogavetë lehta e të rënda.

Balla sqaron se në dominancë janë moshat e reja dhe të mesme, kryesisht meshkuj.

Por problemet në Psikiatrikun e Elbasanit, që është, më i madhi në Shqipëri, nuk kanë të sosur. Ai punon tej kapaciteteve të lejuara. Shqetësuese mbetet edhe fakti që familjarët nuk tregojnë kujdes ndaj pacientëve, të cilët dalin nga spitali. Ky fenomen ben që ata të rishtrohen si pasojë e gjëndjes së rënduar mendore.

Top Channel