KQZ shtyn aktin për kutitë

17/06/2011 19:10

KQZ shtyn për nesër në orën 10 miratimin e projekt-aktit për numërimin e votave, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Shtyrja ka ardhur pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj i cili ka kërkuar kohë në dispozicion për njohjen me materialet e nevojshme të dërguara nga Kolegji.

Gjithashtu nesër pritet të fillojë edhe numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara.

Top Channel