Brazil, Lula kundër Frattini

17/06/2011 16:45

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, replikoi në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm, Frattini në lidhje me mosekstradimin e Battistit.

“Frattini flet italisht. Unë kam vepruar si brazilian. E djathta italiane është goditur shumë në zgjedhjet që kaluan dhe është e detyruar të bëjë të tilla gjëra. Nuk ka asnjë vlerë të bësh komente mbi këtë gjë”, tha Lula.

Kryediplomati italian e kishte konsideruar një “gabim të rëndë” vendimin e marrë nga autoritetet braziliane.

Top Channel