Kuvendi miraton ligjin për inspektimet

16/06/2011 12:45

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar vetëm më votat e mazhorancës projektligjin për inspektimet.

Gjatë seancës parlamentare, ku mungonin deputetët e opozitës, ligji është miratuar fillimisht në parim dhe pastaj nen për nen në formë elektronike.

Nga radhët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka pasur asnjë kundërshtim për nenet e këtij ligji.

Para votimit, deputeti Edi Paloka bëri një prezantim të ligjit duke deklaruar se ai ofron një shërbim sipas standarteve dhe është në përputhje me kuadrin ligjor.

“Projektligji për inspektimin krijon një kornizë dhe bazë ligjore për të gjitha llojet e inspektimeve. Komisioni i ligjeve konstatoi se projektligji është në përputhje me Kushtetutën përsa i përket kundravajtjes administrative”, deklaroi Paloka.

Top Channel