Kuvend, diskutohet ligji i inspektimeve

16/06/2011 11:55

Në seancën e sotme parlamentare po diskutohet për projektligjin e inspektimeve. Deputeti i PD, Edi Paloka, duke prezantuar ligjin, ka nënvizuar se ai ofron një shërbim sipas standarteve dhe është në përputhje me kuadrin ligjor.

“Projektligji për inspektimin krijon një kornizë dhe bazë ligjore për të gjitha llojet e inspektimeve. Komisioni i ligjeve konstatoi se projektligji është në përputhje me Kushtetutën përsa i përket kundravajtjes administrative”, ka deklaruar Paloka.

Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat ka shtuar më tej se, në aspektin procedurial projektligji respekton kërkesat e Kuvendit.

“Anëtarët e komisionit të ligjeve në parim u shprehën dakord për miratimin e tij në seancë plenare”, ka nënvizuar Paloka.

Ligji në fjalë është mbështetur edhe nga zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu dhe ministri i Bujqësisë, Genc Ruli.

Top Channel