" /> ">

Gykata e Lartë, votohen dekretet e Topit

16/06/2011 15:10

Parlamenti miratoi në seancë plenare më 72 vota “pro”, asnjë kundër dhe
asnjë abstenim dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e
Edmond Islamajt dhe Shkëlzen Selimit si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Në bazë të rregullores së ndryshuar Kuvendi i votoi nominalisht dekretet. Por Kuvendi rrëzoi me 64 vota “kundër” dekretin e gjyqtares Manjola Bejleri. Megjithatë pro gjyqtares Bejleri votuan të katër deputetët e LSI-së.

I pari në listën e deputetëve të LSI votoi Lefter Koka. Pas shqiptimit të votës së tij “pro”, kryetarja Topalli shprehu habinë e saj. Por më pas, edhe deputetët Ilir Meta, Nasip Naço dhe Vangjel Tavo votuan “pro”.

Abstenuan në votimin e zonjës Bejleri dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, deputeti republikan, ministri Fatmir Mediu, por edhe deputeti demokrat i Durrësit Gazmend Oketa.

Top Channel