Berisha: Barazia gjinore, shumë e rëndësishme

16/06/2011 18:30

Kryeministri Sali Berisha ka vënë theksin tek barazia gjinore dhe ndihma që shteti do të japë për komunitetin rom dhe atë egjiptian, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se barazia gjinore është shumë e rëndësishme të respektohet dhe rreshtroi një sërë masash që qeveria do të ndërmarrë për promovimin e saj.

“Qeveria, shoqëria në tërësi duan të kenë të gjithë përkushtimin dhe vendosmërinë për të luftuar për realizimin e barazisë së burrit me gruan në shoqërinë shqiptare. Në Shqipëri të të njëjtin vend pune gratë dhe burrat kanë të njëjtat pagesë, por shpërndarja e vendeve bëhet e pabarabartë”, theksoi Berisha.

Gjithashtu kreu i qeverisë tha se kabineti i tij është i angazhuar që të kontribuojë në shkollimin, punësimin dhe strehimin e komunitetit rom dhe atij egjiptian në Shqipëri.

“Qeveria shqiptare është e vendosur të punojë në mënyrën më serioze të ndihmojë romët dhe egjiptianët në Shqipëri. Ka një kontribut real të madh në këtë vend për të dalë dhe kapërcyer pasojat e diksriminimit shekuullore mbi ta. Qeveria do punoj me përparësi të madhe në drejtim të strehimit, punësimit dhe shkollimit të tyre. Ne kemi negociauar për të financuar projekte dhe ndryshuar jetën e romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri si grupet më të harruara në vend.

Gjatë mbledhjes së qeverisë do të bëhet edhe emërimi i drejtorit të ri të agjencisë të biznesit social të mikrokreditit.

Top Channel