Amnistia fiskale, administrata gati

16/06/2011 15:45

Zëvendësministri i Financave Alfred Rushaj thotë se administrata është
gati për të nisur procesin e amnistisë dhe pret që shumë shpejt të ketë
aplikimet e para nga biznesi dhe qytetarët.

“Procesi është tashmë i kompletuar nga pikëpamja e përgatitjes që duhet të bëjë administrata, presim që aplikimet e para të mund të procesohen që në fillim të javës tjetër”, tha Rushaj.

Për shkak se në ligj është parashikuar falja e një sërë detyrimesh të ndryshme procedurat që qytetarët dhe biznesi duhet të ndjekin ndryshojnë sipas rasteve.

“Një pjesë e të drejtave nga ligji fitohen në mënyrë automatike, pra nuk është e nevojshme investimi i qytetarit dhe biznesit, i referohem kryesisht palës së detyrimeve tatimore apo doganore, në fund të vitit 2008 për biznesin dhe në fund të vitit 2010 për qytetarët”, tha Rushaj.

Qeveria pretendon se përmes amnistisë do i falë biznesit dhe individëve rreth 65 miliardë lekë detyrime të parapamenduara.

Top Channel