Vlorë, vrasje për hakmarrje

15/06/2011 09:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje mbasdite pikërisht në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën.

Një 60-vjecar është vrarë me armë zjarri automatike ndërsa udhëtonte me mjetin e tij. Vrasja ndodhi në vendin e quajtur Bishti i Malit 2 km larg Selenicës dhe viktima është Baftjar Llanaj.

Policia qe mberiti ne vendin e ngjarjes ka gjetur te plagosur rende edhe nje nga personat qe kreu atentatin ndaj 60 vjecarit. ai eshte Sako Xhaferi 45 vjec nga Selenica i cili eshte shoqeruar ne spitalin e Vlores. Sipas policise se Vlores vrasja ka ndodhur per hakmarrje. ne vitin 1997 djali viktimes ka vrare vellane e atentatorit te plagosur i cili morri plumba nga arma qe qelloi mbi viktimen.

Top Channel