Lushnjë, ujësjellësi nën ujërat e zeza

15/06/2011 09:10

Ujësjellësi i Konjatit qe do te shpetonte qytetin e Lushnjes nga mungesa
e ujit te pijshem nuk po shpeton dot nga ndotja e ujërave te zeza.

Prane stacionit te pompave ne Konjat ndodhen disa stane dhe shkarkimet e ujrave te zeza qe dalin prej tyre ndosin shume ujin e ketij ujesjellesi te sapo ndertuar. Nderkohe qe aty prane kalon edhe nje kanal i ujrave te zeza te fshatrave prane. I gjithe investimi i kryer nga pushteti vendor me mbeshtetjen e bankes KFë po shkon dem per neglizhence te autoriteteve qendrore dhe lokale qe e kane te pamundur te riparojne situaten prane puseve.

Zgjidhja e ketij problemi i premtua disa here nga ish kryebashkiaku i Lushnjes por gjendja ngeli serish e njejte.

Disa here ne kete ujesjelles jane bere matje te ndotjes dhe shkaktaret kryesore te prishjes se cilesise se ujit jane ujrat e zeza.

Top Channel