Helikopterët, stërvitje në Kukës

15/06/2011 20:50

Në kuadër të rinkonstruktimit të Forcave të Armatosura, në Kukës ka nisur stërvitja ushtarake “Drini 2011”, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me mbështetjen e bazës së helikopterëve të Farkës.

Stërvitja, sipas komandës drejtuese, ka si qëllim të aftësojë këto trupa bashkë me ato të emergjencave civile në terren, për t’u ardhur në ndihmë banorëve që rrezikohen nga fatkeqësitë natyrore dhe nga rreziqe të tjera.

Në stërvitje janë përfshirë dhe trupat e Komandës së Mbrojtjes Rajonale të Kukësit. Kjo stërvitje, që është e para e këtij lloji në këtë zonë, do të zgjase tre ditë.

Në aeroportin e Kukësit janë stacionuar helikopterët dhe ekuipazhet e tyre dhe po kryhen fluturime në gjithë rajonin e Kukësit. Ky aeroport, i ndërtuar por i mbyllur, po shërben këto ditë si një bazë ushtarake.

Helikopterët inspektuan Tropojën, Dibrën, Shishteavecin dhe zona të tjera të thella malore, ku në ditët në vijim do të imporovizohen rastet e emergjencës civile.

Top Channel