“Gërdeci”, si telenovelë

15/06/2011 15:20

Pavarësisht se Gjykata e Tiranës e ka shpallur celjen e gjyqit
Gerdeci cdo te hene, te merkure dhe te premte ne oren 9.30 te
mengjesi, orari nuk respektohet.

Mos zbatimi i orarit per hapjen e procesit gjyqesor per tragjedine e Gerdecit eshte parregullsia e pare me te cilen prezantohesh me kete ceshtje ne gjykaten e Tiranes. Disa here ne pritje te trupes gjyqesore derisa sa ajo te bashkohet dhe me se shumti ne pritje te avokateve mbrojtes te 30 te akuzuarve, edhe seanca e 150-te e asaj qe me shume se gjyq ka nisur te ngjaje me nje telenovele, nisi nje ore me vonese.

Salla ku duhet te zhvillohet procesi eshte shnderruar ne nje salle leximi e shtypit te dites deri ne mberritjen e paleve. Por pavaresisht kesaj pritjeje, seanca zhvillohet vetem dhjete minuta. Kohe kjo qe harxhohet per te bere apelin e paleve.

Ne perfundim doli se nuk jane te pranishem 20 avokate dhe 28 te pandehur.Kjo ishte nje dite gjyqi per procesin me te rendesishem qe ka ne proces gjykata shqiptare.

Top Channel