Buxheti, maji konfirmon krizën me arkëtimet

15/06/2011 08:10

Për qeverinë shqiptare bëhet akoma edhe më e vështirë ruajtja e balancave të buxhetit, pasi të dhënat e fundit konfirmuan dështimin me menaxhimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Ministria e Financave raportoi dje të dhënat paraprake mbi situatën financiare të arkës së shtetit, sa i takon muajit maj, ku mësohet se të ardhurat në total, në raport me vitin e kaluar, kanë pësuar një rritje me 2 miliardë lekë. Sa u takon të ardhurave nga tatimet dhe doganat, kemi një rritje prej 4 miliardë lekësh, gjithnjë në raport me vitin 2010, si 5-mujor, ose 3 për qind më shumë.

Në rast se e llogarisim me inflacionin, që në muajin maj ishte 4.2 për qind, diferenca pozitive e të ardhurave humbet peshën. Kjo do të thotë se jemi në të njëjtat nivele arkëtimesh si një vit më parë, me asnjë përmirësim në menaxhimin e taksave, kur në fakt parashikimet ishin për një rritje të madhe.

Lidhur me realizimin e të ardhurave në raport me planin e këtij viti, ben te ditur “Shqip”, ministria nuk jep asnjë të dhënë, për shkak se treguesit rezultojnë me humbje.

Top Channel