Bejleri reagon pas vendimit të Komisionit

15/06/2011 15:00

Gjyqtarja Manjola Bejleri, kandidatura e presidentit për në Gjykatën e
Larte, qe u rrezua nga Komisioni i Ligjeve te marten ne mesdite, u
shpreh per mediat se, relacioni kunder saj eshte i ngritur mbi fakte te
paqena.

Bejleri ka shpjeguar se, vetem ne dy vitet e fundit ka dhene vendime per 890 ceshtje dhe vetem 15 prej tyre jane prishur nga Gjykata e Apelit, cka tregon nje perqindje shume here me te ulet, nga ajo e relacionit te komisionit parlamentar me 40 perqind. Bejleri tha, se politika ka te drejten te perzgjedhe ose jo kandidaturen e nje gjyqtari, por jo te sulmoje dhe te perpiqet ta denigroje me te paverteta figuren e tij.

“Repektoj te drejten ligjore dhe kushtetuese qe kane deputetet per te vleresuar kandidaturen time. Por pasi degjova relacionin ne media e ndjeva si nje detyrim te them se ky relacion bazohet mbi te dhëna të pavërteta”, tha Bejleri.

Gjyqtarja u shpreh se, statistikat per punen e saj jane lehtesisht te verifikueshme edhe ne faqen zyrtare te gjykates se tiranes. Komisioni i Ligjeve ne mbledhjen e tij te fundit rrezoi  mes kandidatuarave te presidentit edhe ate te Manjola Bejlerit per ne Gjykaten e Larte, por ne relacion kerkoi qe ndaj saj te filloje edhe nje procedim nga Ministria e Drejtesise.

Top Channel