BE-Shqipëri, sërish pa rezolutë

15/06/2011 15:05

Europa nuk ka plan rezervë për Shqipërinë. Këtë, komisioneri europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ia bëri të qartë deputetëve shqiptarë gjatë takimit në Bruksel, ndërsa i kërcënonte për t’i lënë pas derës së integrimit, përsa kohë që sjellja mes tyre nuk do të ndryshonte.

Top Channel mundi të sigurojë një pjesë të debatit që u zhvillua me dyer të mbyllura në Parlamentin Europian, ku politikanët tanë u ankuan sërish për kundërshtarët respektivë.

“Për fat të keq, zgjedhjet për pushtetin vendor kane përkeqësuar klimën politike e nuk munden ta kapërcenin atë, në mënyrë që të fillonte me të vërtetë procesi i shtet -ndërtimit te nje vendi anëtar. Anëtarësimi në BE, pa kushte,  parashikon probleme, kushtet pa antaresimin parashikon tradheti. Ne mbetemi të angazhuar për të vendosur interesat e vendit dhe të ardhmen e vendit mbi politikat partiake dhe besojmë se zbatimi i 12 prioriteteve kyce si dhe prioriteteve te tjera, duke marrë parasysh realitetin e ri qe vendi po perballe ,  janë thelbësore për Shqipërinë për të ecur përpara me vendosmëri “, tha deputeti socialist, Ditmir Bushati.

Ndërsa deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh: Se pari, do te doja te shikoja nese zoti Fyle eshte vene ne dijeni me deklaraten e fundit te zotit Rama, ne letren e hapur te zotit Rama te perpara disa diteve, dhe te kercenimeve qe ai i ka bere deri tani gjyqtareve, a e keni bere mire llogarine mire me etiken? Po ashtu do te doja ta pyesja nese eshte vene ne dijeni me deklaraten e fundit, te sotme, te bere vetem nje ore perpara, te zotit Rama, ku jo vetem qe nuk e pranon vendimin e institucionit me te larte, vendimin e mbremshem pra te Kolegjit zgjedhor mbi ankesen e Partise Socialiste, por ne fjalimin e fundit te tij, ai thekson se tashme rruga e Partise Socialiste eshte qe te shkohet deri ne fund me ate plan qe ka nisur, pra qe te shkohet deri ne rrezimin e qeverise. Pyetja ime e fundit eshte qe: nese kjo gje, nese nje person do te bente nje deklarate te tille ne vendet tuaja, cili do te ishte reagimi juaj ndaj ketyre deklaratave.? Dhe me lejoni se fundmi qe ne emrin tim, por dhe te gjithe kolegeve dhe kolegëve te mi, te pershendes vendimin e mbremshem te Kolegjit Zgjedhor, i cili eshte ne nje linje me nenin 48 te kushtetutes, i cili e ben voten te vlefshshme dhe te barabarte per cdo qytetar shqiptar”.

Ndërkohë eurodeputetja Doris Pack, u shpreh: “Ju jeni anëtare te parlamentit, e ajo cfare thoni ketu, ju duhet ta ngrini ne parlamentin tuaj.Ka shume gjera qe mund te behen ne parlament, ku nevojitet nje shumice, e ka gjera qe nuk mund te behen pa ju.Ne nuk jemi mesuesit tuaj. Mendoj se ju duhet te veproni per ate qe ju jeni zgjedhur, te gjithe ju, ne parlament. Ju nuk jeni te zgjedhur ne nivel lokale, nuk jeni kryetare bashkish, jeni zgjedhur per parlamentin, ndaj duhet te shkoni ne parlament e beni ate cfare eshte planifikuar.

Po ashtu ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u shpreh se “gjithesecili ndoqi me kujdes zgjedhjet lokale dhe planin e aksionit per 12 prioritetet kyce”. “Perpara se te mirepres mesazhin derguar ndaj Kryeministrit Berisha nga Sekretari i Pergjithshem Jagland, une ftoj gjithashtu per dialog te gjitha partite politike per te permiresuar me tej kuadrin ligjor per zgjedhjet e ardhshme, me ndihmen e komisionit, duke rikonfirmuar vullnetin e maxhorances per dialog me opoziten, per te bere ndryshimet e rekomanduara nga OSBE/ODIHR dhe vleresimet e Komisionit ne kohe per zgjedhjet e ardhshme”, tha ministrja Bregu.

Ndërkohë deputeti socialist Taulant Balla ndër të tjera tha: “Si anëtar i Parlamentit, problemi qe une ngre, eshte nese leximi i ligjit behet ne te njejten menyre nga gjuthesecili. Ne Shqiperi, Kodi Elektoral lexohet ne dy menyra te ndryshme, nga i njejti institucion. Ne 2009, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor lexuan ndryshe kodin zgjedhor, e tani po e lexojne ate ne menyre tjeter.. Pra, puna ime,  shqipetaret me paguajne si nje parlamentar,  eshte gabim, sese nderkohe ligjet qe ne miratojme nuk po bejne punen te duhet. Ky eshte problemi ketu si parlamentare qe ne po diskutojme. Shqiperia sot eshte ne nje krize me te thelle se c’ishte perpara mbajtjes se zgjedhjeve lokale. A mund te kemi zgjidhje? Zedhenesja e qeverise, Ministrja e Integrimit dha nje pergjigje te shpejte ndaj letres se zotit Jagland  se ‘ne mund te punojme me Komisionin e Venecias, por per zgjedhjet e ardhshme’ . Jo, ne kemi nje krize tani”.

Ndërsa më pas erdhi deklarata e gjatë e komisionerit për Zgjerimin, Shtefan Fyle. “Së pari ndaj zonjës Vokshi. Jo, jo dhe nuk e dI. Ju përgjigja pyetjeve tuaja, dakord… Së dyti, Shqipëria është vendi i vetëm ku unë kam kërkuar, si komisioner, që opozita të pyetej për zgjidhjen e planit të aksionit. Dhe unë jam i shqetësuar. Jam i shqetësuar. Bëhet fjalë për besueshmërinë e procesit”, deklaroi Fyle.

“Nëse ky do ishte plani im B, unë nuk kam një plan C. Nëse ju keni një plan D, ajo ju përket juve. Integrimi europian, të cilit ju i përkisni, është këtu. Së treti, do t’ju lexoja raportin e 2007-ës të ODIHR. Është shumë e rëndësishme. Më lejoni t’jua citoj: “U përdoren fletë votimi me ngjyra përafërsisht të ngjashme për votime të ndryshme. Kjo çoi në pështjellim dhe mund të ketë sjellë një numër të konsiderueshëm fletësh votimi të hedhura në kutinë e gabuar të votimit, duke i bërë kështu të pavlefshme”, pohoi Fyle.

“Kam gjithashtu raportin e ndërmjetëm, që thotë se logjika ligjore në vendimin e KQZ-së ishte e paqartë. Nëse më pyesni pse ekziston kjo koincidencë, nuk mund të them gjë, por mund të them se kam patur disa telefonata me të dy palët, zotin Sali Berisha dhe të tjerë udhëheqës politikë. Për qeverinë, me zotin Sali Berisha, bisedova dhe i thashë atij: “siguro që zgjedhjet lokale të 8 majit të jenë një gjenerator tani në tërësi”. Ju thashë të dyve në fakt, që të garantohej se zgjedhjet lokale duhej të zbusnin mjedisin, ishin shumë të rëndësishme. Faleminderit, e raportoj në tetor”, tha Fyle.

“A është kjo ajo që doni? Qeveria? Opozita? Nëse po, kështu vazhdoni, nëse jo, mund të ndihmoni me disa indikacione, konsensus apo dicka që ngre urën mes jush. Dera ngjitur mbetet hapur. Për ne, në rregull është. Kjo është zgjedhja juaj. Është absolutisht zgjedhja juaj. Nuk jam unë ai që do të shkojë në BE. Unë jam ai që bën të funksionojë besueshmëria e një mandati dhe nuk do ta kapërcej atë linjë. Më vjen keq djema, sepse ekzistojnë vërtet mundësitë”, shtoi komisioneri.

Komisioni Europian raporton më 12 tetor mbi progresin vjetor të Shqipërisë.

PERGATITI: Arta Tozaj

Top Channel