Vrasje të ish-Blloku, sulmohen dy vëllezërit Zenelaj

14/06/2011 11:55

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një atentati me armë
zjarri rreth orës 22.00 në një lokal në zonen e ish-Bllokut në Tirane.(UPDATE)

32-vjecari Nadien Zenelaj mbeti i vrare pas goditjeve te marra nga nje pistolete, nderkohe qe dy persona te tjere Bledi Miha 23 vjec dhe Tafë Mandro 20 vjec kane mbetur te plagosur. Autori pasi ka goditur me arme tre personat eshte larguar menjehere ne drejtim te paditur.

Dy te plagosurit Miha dhe Mandro u transportuan me urgjence ne spitalin ushtarak ku jane jashte rrezikut per jeten. Nderkohe policia qe mberriti ne vendngjarje shoqeroi nje numer te madh personash te cilet ndodhin ne lokalin ku ndodhi perplasja.

Policia nuk jep detaje te hollesishme ne lidhje me ngjarjen e rende, por sakteson se eshte duke punuar ne disa pista hetimi. Eshte arritur te identifikohet autori, per shkak se nje prej te plagosureve qe ndodhej ne tavolinen e viktimes e ka njohur ate.

Policia eshte duke ushtruar kontrolle ne disa banes ate mundshme ku mund te fshihet autori i krimit te rende. Pista me e mundshme mbetet ajo e konfliktit te interesit, ne biznesin e mijnerareve.

Viktima Zenelaj, nga Dibra, kishte ne pronesi nje galerie kromi ne Bulqize. Per shkakun  se nuk kishte asnje konflikt tjeter, policia mendon se Zenelaj mund te jete vrare per shkak te biznesit te tij, kjo edhe per arsyen e vetme se shpesh per biznesin  e kromit ka konflikte te armatosura.

Top Channel