Tepelenë, sekuestrohet hashash, tre në pranga

14/06/2011 11:10

Një sasi e konsiderueshme hashashi është kapur nga policia e Gjirokastrës në një automjet që udhetonte në drejtim të Tiranës.

Mjeti eshte ndalur ne vendin e quajtur Uji i Ftohte ne Tepelene pas informacioneve se disa te rinj kishin blere drogen dhe do ta transportonin ne kryeqytet. Per t’ju shmangur kontrollit te policise dy prej te rinjve zbriten nga makina dhe se bashku me nje cante me droge jane futur ne pyll duke u larguar me shpejtesi, por jane ndjekur dhe kapur nga policia se bashku me drejtuesin e mjetit.

Te arrestuarit jane studente ne Tirane dhe nje prej tyre eshte futbollist. Sipas policise ata kishin blere drogen ne Lazarat.

Top Channel