Shqipëria, sot provimi i radhës në BE

14/06/2011 09:10

Për të tretën herë radhazi, eurodeputetët takojne këtë pasdite në
Bruksel homologet e tyre shqiptarë, por ky takim ndërparlamentar do të
jetë i pari që do të zhvillohet me dyer të mbyllura që pas krijimit të
tij me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Sipas MSA-se, perfaqesuesit e legjislativit europian dhe kuvendit shqiptar bisedojne dhe informohen, si nga qeveria shqiptare ashtu dhe nga Komisioni Europian, mbi progresin qe vendi ka bere ne permbushjen e kushteve per integrimin ne BE.

Programi percakton se mbledhjet do te mbahen me dyer te mbyllura, ne te dy ditet dhe se ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e Komisioneri Stefan Fule do te jene te paret qe do te marrin fjalen.

Sipas axhendes, ne fillim do te diskutohet mbi punen e deritanishme qe eshte kryer nga autoritetet shqiptare per permbushjen e 12 prioriteteve kyce qe percaktoi Komisioni Europian nentorin e kaluar, me pas vijohet me debatin mbi situaten politike, duke perfshire ketu funksionimin e parlamentit dhe dialogun mes partive politike ne vend. Zhvillimet e fundit ekonomike ne Shqiperi,  mbrojtja e te drejtave te njeriut, e ne vecanti liria e medias, jane renditur po keshtu perpara diskutimit mbi zgjedhjet lokale te 8 Majit.

Pas debatit mbi te gjitha keto pika,  perfaqesuesit e parlamentit shqiptar dhe atij europian konkludojne ne nje deklarate te perbashket, cfare deri me sot nuk eshte arritur per shkak te mosmarreveshjeve mes deputeteve socialiste e demokrate per termat teknike te deklarates permbyllese.

Dokumentat e vendosur ne dispozicion ndaj eurodeputeteve per kete takim jane Opinioni i Komisionit mbi Aplikimin e Vendit per Statusin Kandidat, raporti i ‘Amnesty International’ mbi Shqiperine publikuar ne Maj 2011, Raporti Tremujor i Komisionit mbi Ekonomine Shqipetare, raporti i ndermjetem paszgjedhor i OSBE/ODIHR publikuar me 20 Maj si dhe qendrimet e deritanishme publike te perfaqesueseve te BE-se mbi zgjedhjet lokale. Per te qartesuar edhe me shume qendrimin e Unionit, e  duke synuar nje marrveshje konsensuale ne fund te takimit 3-te nderparlamentar, strategjia e Brukselit  ndryshon kesaj radhe, por duke cenuar informimin transparent te publikut.

PERGATITI: Arta Tozaj

Top Channel