Vrasje me armë zjarri në qendër të Tiranës

13/06/2011 22:25

Një i vrarë dhe një person tjetër i plagosur është bilanci tragjik i të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur rreth orës 22:00 në qendër të Tiranës.

Sipas informacioneve të para shtetasi Nadir Zenelaj ka gjetur vdekjen pasi ka marrë disa plumba në trup. I plagosur në këmbë ka mbetur vëllai i tij, Arben Zenelaj që është shoqëruar drejt Spitalit Ushtarak.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, motivet dhe autorësia e së cilës ende nuk dihet.

Top Channel