Selanik, festë për mbylljen e vitit shkollor

13/06/2011 17:00

Në një prej parqeve në periferi të Selanikut dhjetëra fëmijë dhe prindër
shqiptarë kanë marrë pjesë në festën e mbylljes së vitit shkollor, të
shkollës së gjuhës shqipe në këtë qytet, nën kujdesin e shoqatës së
shqiptareve ”Nene Tereza”.

Pas nje feste te bukur ku pothuajse te gjithe femijet kane recituar vargje nga poetet shqiptare dhe tekstet e librave, 98 nxenesit e kesaj shkolle, qe jane te ndare ne kater grupe, kane marre nepermjet duartrokitjeve te prinderve te tyre edhe deshmite e pjesmarrjes ne kete viti shkollor.

Megjithese ambasada shqiptare ne Athine ka siguruar per vitin qe kaloi 60 abetare dhe fletore pune,20 libra gjuhe dhe 20 libra historie,pjesëmarrja masive e femijeve, me e madhja ne keto vite, lind si nevoje nje ndihme akoma me te madhe nga ana e shtetit shqiptar per bazen materiale, thane mesuesit e kesaj shkolle.

“Do te deshiroja me shume perkushtim nga shteti shqiptar sepse pavaresisht nga puna jone vullnetare shteti shqiptar duhet te jape nje force dhe nje dore shume te fuqishme gjithe kesaj pune te madhe qe po behet ketu”, tha Rudina Cani, mësuese.

Me deshiren dhe perkushtimin qe i karakterizon, stafi i mesuesve vullnetare te kesaj shkolle, ku ka filluar per here te pare mesimdhenia e gjuhes amtare ne Greqi qysh prej vitit 2001, u ka bere thirrje gjithe shqiptareve qe jetojne ne Selanik, te sjellin perseri femijet e tyre ne sezonin e ri shkollor qe do te filloje ne tetorin e ardhshem.

Top Channel