Nevoja e ndryshimeve kushtetuese

13/06/2011 16:50

Pavarësia dhe respektimi i institucioneve, ceshtja me e preferuar e
politikes dhe kryefjala e te gjitha raporteve e rekomandimeve te
nderkombetare eshte bërë temë e një libri studimor te juristit te
njohur, profesor Luan Omari.

Ndarja e pushteteve dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese, eshte sfumuar. Ne kete perfundim arrin konstitucionalisti Omari në librin e tij kushtuar tërësisht ndarjes së munguar të pushteteve dhe pavarësisë përherë e më të cënuar të institucioneve ligjerisht te pavarura vend.

Kjo është një ftesë për një debat në kërkim të ndryshimeve të legjislacionit në vend, kështu e ka cilësuar profesor Omari, duke vënë mandej theksin në shkaqet e këtyre sjelljeve negative, përherë e më të shpeshta ne realitetin politik shqiptar.

“Shkelje më të rënda bëhen në radhë të parë nga ekzekutivi. Eshte gje normale kohet e fundit ne vendet me sistem parlamentar forcimi i rolit te ekzekutivit, eshte sfumuar disi ndarja e vjeter mes ekzekutivit dhe legjislativit dhe arsyeja kryesore eshte se keto dy pushtete i përkasin të njëjtës familje politike. Për ta bërë më të theksuar këtë ndarje, padyshim është i madh roli i opozitës që sot nuk është i pranishëm në shkallën e duhur. Opozita po bojkoton e po ashtu roli i saj është kufizuar”, tha Omari.

Përpos të tjerash aty propozohen ndryshime kushtetuese, përfshirë edhe nenin për zgjedhjen dhe kompetencat e Presidentit të Republikës.  

Ndërsa avokati Maksim Haxhia e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm reflektimi për ndryshimin e legjislacionit në vend.

Top Channel