Durrës, vijojnë hetime për vdekjen e gruas

13/06/2011 16:15

Vrasja e Rolanda Kajës, gruas 29- vjecare që u gjet e hedhur në një
kanal në anë të rrugës Lalëz-Ishëm, dyshohet se është bërë nga dikush që
i telefonoi në celularin e saj vetëm pak orë para zhdukjes.

E divorcuar prej 4 vjetesh dhe me dy femije Rolanda jetonte me qera ne plazhin e Durresit nga ku u largua mbremjen e 5 qershorit per te mos u kthyer me. Shoqe te saj tregojne se ndjehej e kercenuar, e frikesuar dhe pak ore para zhdukjes kishte thene: “Nese nuk kthehem brenda 2-3 oresh me gjeni te Ura, te vdekur”.

Shoqet e saj mesohet se kishin njoftuar qe ate nate inspektorin e policise se zones, ndersa me date 7 qershor kane kryer denoncimin ne polici per zhdukjen e Kajes duke dhene dhe detaje. Rreth dy jave para dites kur nuk u kthye me ne apartamentin ku jetonte ne sektorin “Iliria” te plazhit te Durresit ajo shfaqej e frikesuar, aq sa kishte frike te jetonte e vetme ne apartament.

Prej disa vitesh gruaja e re kishte punuar si kamariere ne disa lokale ne zonen e plazhit. Zyrtarisht Drejtoria e Policise se Qarkut Durres deklaroi se nga kqyrja e kufomes ne Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë nuk u konstatuan shenja dhune apo arme zjarri ne trupin e viktimës, nderkohe qe vazhdojne hetimet per te sqaruar plotesisht rrethanat qe cuan ne fundin tragjik te gruas se re nga Kryevidhi i Kavajes.

Shoqet e saj ndjehen te frikesuara, te pasigurta dhe per jetet e tyre nese flasin me shume. Viktima la pas dy femije, djalin qe ia rrit familja e saj dhe nje vajze te vogel te cilen e mbante vete, po per shkak te punes ia kishte besuar nje familjeje per kujdesje.

Top Channel