Apel për dhurim gjaku

13/06/2011 16:40

Nevoja për gjak në spitale ndihet më shumë gjatë stinës së verës për shkak të aksidenteve automobilistike më të shpeshta.

Ndaj autoritetet kerkojne nga qytetaret te dhurojne sa me shume gjak per t’i ardhur ne ndihme cdokujt ne nevoje. Aktualisht kemi 6.8 dhurime per 1000 banore nderkohe qe nevojiten të pakten 20 dhurime per 1000 banore që të plotesohen nevojat e vendit.

Ministria e Shendetësise ka urdheruar qe te gjithe institucionet shendetsore ne vend te planifikojne sipas nje grafiku te caktuar dhurim gjaku ne menyre qe te plotesohen nevojat.

Deri me tani numerohen 5000 dhurues vullnetare, nderkohe qe nuk ka asnje person tjeter qe i shtohet listes se dhuruesve me pagese.Ministri i Shendetësise ka vleresuar me certifikate disa dhurues gjaku vullnetare, te cilet japin gjak rregullisht.

Top Channel