Siria: Ushtria kontrollon Jisr al Shughur

12/06/2011 21:50

Televizioni shtetëror sirian njoftoi se ushtria është nën kontroll të plotë të qytetit të Jisr al Shughur, në veri të vendit.

Në njoftim thuhet se tashmë divizione të ushtrisë janë vënë në ndjekje të elementëve të armatosur që “terrorizuan” qytetin për disa ditë me radhë, në pyjet dhe malet rreth qytetit.

Televizioni njoftoi gjithashtu se në ushtarët zbuluan edhe një varr masiv ku sipas tyre ishin groposur trupat e pajetë të 10 ushtarëve të cilëve u ishin prerë kokat nga “terroristët”.

Top Channel