Misioni i Komitetit të Pajtimit Kombëtar

12/06/2011 13:10

Komiteti i Pajtmit Kombëtar zhvilloi një ekspeditë 2-mujore të pajtimit gjatë fushatës së procesit zgjedhor të 8 majit, për të mbajtur nën kontroll situatën mes familjeve në hasmëri dhe për të shmangur përplasjet mes tyre.

Komiteti ka arritur që gjatë kësaj ekspedite të fusë në proces pajtimi 142 familje në hasmëri për vrasje aksidentale dhe 31 familje në hasmëri për vrasjet e pronave.

Ky komitet vëren me shqetësim faktin se gjatë këtyre dy muajve të fundit janë vrarë për gjakmarrjeje 12 shtetas, por që kanë qenë jashtë kontakteve të saj dhe mundësive të ekspeditës për t’i parandaluar.

Top Channel