Topi: Dialog institucional për kalimin e ngërcit politik

09/06/2011 11:35

Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaron se është me rëndësi
kapërcimi sa më i shpejtë i ngërcit politik nëpërmjet dialogut
institucional dhe përmbylljes në mënyrë ligjore të procesit zgjedhor.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe ministri i Shtetit në Zyrën e Punëve të Jashtme të Komonuellthit, Dejvid Lidington, gjatë një takimi në Presidencë me kreun e vendit.

Lidington, nga ana tij theksoi rëndësinë e realizimit të reformave dhe plotësimit të kritereve të nevojshme, duke nënvizuar edhe njëherë mbështetjen e pakursyer të Britanisë së Madhe ndaj aspiratave integruese të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

Në takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam.

Top Channel