Një tërmet i fuqishëm trondit Beratin

09/06/2011 19:00

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Beratit dhe rrethinat e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave për momentin nuk raportohen viktima dhe dëme materiale.

Ndërkohë, sizmiologu Ervin Kasaj ka saktësuar se fuqia e tërmetit ka qenë 4.1 ballë e shkallës Rihter.

I njëjti burim ka shtuar se epiqendra e tërmetit është lokalizuar 9 kilometra në perëndim të Beratit, ndërkohë që lëkundja është ndjerë edhe në Fier.

Top Channel