Martohet gruaja me më shumë piercing në botë

09/06/2011 17:40

Për dikë që është i mbuluar nga koka deri te këmbët me piercing, një unazë më shumë nuk do të ishte diçka e veçantë.

Por, unaza e fundit e Elaine Davidson është ajo që ka më shumë vlerë sepse gruaja me më shumë piercing në botë është martuar ditën e djeshme.

Skocezja, e cila ka 6925 piercing në të gjithë trupin, u martua në Edinburgh (Skoci).

42-vjeçarja ka 192 piercing vetëm në fytyrë dhe në maj të vitit 2000 është shpallur zyrtarisht si mbajtësja e rekordit Guiness për më shumë piercing.

Davidson ka thënë se pjesët metalike në trupin e saj peshojnë gjithsej 3 kilogramë dhe se ajo nuk i heq kurrë, madje as kur fle.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel