Korcë, kreu i Omonia-s denohet me burg

09/06/2011 14:55

Kryetari i Omonia-s në Korcë është denuar nga gjykata me një vit burg për veprën penale të dhunimit të varrezave të Boboshtices.

Naum Disho eshte denuar vetem per nje nga akuzat ate te dhunimit te varreve pas ndertimit te kryer dhe punimeve per ngritjen e memorialit qe nderon ushtaret greke. Gjykata ka cmuar se akuza e ndertimit te paligjshem nuk eshte e bazuar dhe per kete ka denuar tre te pandehurit vetem per nje veper penale, ate te dhunimit te varreve.

Ndersa Naum Disho u denua me nje vit burg, me 18 muaj me kusht jane denuar dy punetoret Alqi Koroveshi dhe Luan Zace. Vete kreu i Omonia-s Naum Disho ka thene se vendimi i gjykates eshte i ndikuar politikisht per shkak te origjines se tij vllaho-greke. Ai ka pranuar se ka kryer sponsorizimin per punimet mbi varreze, por kjo sipas tij eshte bere per te nderuar dy ushtare te vdekur. Te pandehurit e pakenaqur nga denimi kane thene se do ta apelojne vendimin e gjykates.

Top Channel