Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

08/06/2011 17:20

Kolegji Zgjedhor ka zbardhur argumentet e vendimit të marrë ditën e premte, që coi në rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve të fundit, vendimi i zbardhur i trupit gjykues me relator Tom Ndrecën do t’u dërgohet së shpejti palëve.

PS ankimoi në Kolegj vendimet e KQZ për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Kryetari i PS, Edi Rama e cilësoi vendimin e Kolegjit si në shkelje më ligjin dhe Kushtetutën dhe njoftoi se nuk do ta njohë atë.

Ndërkohë, kjo parti bëri dje një kërkesë-padi po në Kolegjin Zgjedhor, për gjykimin në themel të vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Top Channel