Tiranë, bie numri i nxënësve

08/06/2011 15:10

Prindër dhe nxënës  të shkollës 9-vjecare “Servete Maci” në kryeqytet
kanë protestuar kundër vendimit te Drejtorise Arsimore, per mbylljen e
kesaj shkolle me tradite 95-vjecare.

Ata kane nenshkruar nje peticion ku kundershtojne vendimin qe femijet e tyre te ndjekin mesimin ne shkollat “Siri Kodra”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “Liceu Artistik”, ku do të zhvillojnë përkatësisht lëndët e përgjithshme dhe ato muzikore.

Te pakten 40 mesues te kesaj shkolle rrezikojne vendin e punes. Por ata nuk do te jene e vetmit. Drejtoresha e Drejtorise Arsimore sqaron se ne kuader te  rishperndarjes se nxenesve do te mbyllen edhe dy shkolla te tjera, “Hoxha Tasim” dhe “Konferenca e Pezes”, ku do te transferohen nxenesit e shkolles “Ismail Qemali” dhe “Qemal Stafa”.

Nderkaq ministri i Arsimit Myqerem Tafaj tha se Ministria nuk punon per mbylljen e shkollave. “Drejtoria e Arsimore planifikon mjediset, por ne nuk mbyllim shkolla, i hapim ato”, thotë Tafaj.

Ambientet e shkolles “Servete Maci” do të shfrytezohen nga nxenesit e shkolles “Sami Frasheri”.
 

Top Channel