Kopshti Botanik, ndërpriten punimet

08/06/2011 16:00

Sot rreth mesdites ka nisur largimi i makinave dhe eskavatorëve të vendosur pranë Kopshtit Botanik.

Punimet do te pezullohen derisa te dyja firmat e ndertimit të pajisen me leje mjedisore.

Vendimi per pezullimin e punimeve eshte marre qe diten e marte nga Ministria e Mjedisit, e cila ka kerkuar qe te  paraqitet i gjithe dokumentacioni i nevojshem per te marre lejen mjedisore.

Zevendesministri i Mjedisit Arben Demeti sqaron se kerkohet qe te merren masa qe zona e banuar te jete e mbrojtur nga zhurmat dhe pluhuri. Te mos kete shume semafore dhe te jete e percaktuar rruga ku duhet te kalojne kembesoret. Dherat duhet te nxirren jashte zones, dhe te jete nje projekt ku te parashikohet kompensimi i te gjithe demit qe po shkaktohet ne Kopshtin Botanik.

Top Channel