Këtë vit 1600 studentë më shumë

08/06/2011 15:30

Kryeministri Sali Berisha u perqendrua tek arsimi gjate mbledhjes se
qeverise, ku u miratuan kuotat per vitin e ri akademik, duke parashikuar
1600 kuota me shume se vitin e kaluar.

Kryeministri Berisha vleresoi faktin se 39 mije te rinjte qe mbarojne maturen kete vit mund te konkurojne ne dege, qe gjithnje e me shume orientohen nga tregu i punes.

Dhe nje fakt per kete eshte se 1/3 e kuotave jane te orientuara ne teknologjine e informacionit, shkencat inxhinierike dhe shkencat natyrore. Por megjithese eshte i kenaqur me kete risi dhe me rritjen e kuotave per studentet, kryeministri Berisha vuri theksin tek rritja e cilesise ne arsimin e larte, si ne universitetet publike, ashtu edhe ne ato private.

“Ne në këtë stad nuk mund të matemi në çdo tregues me vendet  e zhvilluara sepse ne po synojmë të bëhemi vend i zhvilluar. Por ne, në sistemin arsimor  nuk do të kemi asnjë objektiv tjetër, veç objektivave te vendeve te OECD, nuk do të kemi asnjë standard tjetër për të arritur, përveç këtij standardi. Prandaj ne duhet të bëjmë çdo gjë, t’i nënshtrohemi të gjitha proceseve te klasifikimeve që ato kanë, të nxisim dhe të inkurajojmë klasifikimet, të pranohemi të klasifikohemi, pavarësisht se në c’pozicione do të ndodhemi. E rëndësishme është të kualifikohemi. Asgjë nuk ka më të rëndësishme për një komb se sa arsimimi”, tha Berisha.

Top Channel