Countryman: Presim Kolegjin Zgjedhor

08/06/2011 19:50

Faqja zyrtare e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zbardhur të plotë bashkëbisedimin e zotit Thomas Countrymen me gazetarë nga rajoni i Ballkanit perëndimor.

Duke iu rikthyer edhe njëherë bashkëbisedimit të diplomatit të lartë amerikan, Thomas Countryman nënvizon se SHBA rezervohen të japin një gjykim për zgjedhjet e 8 majit, derisa Kolegji Zgjedhor të japë opinionin përfundimtar.

“Ne kemi shprehur dyshimet tona për bazën ligjore, për vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për të numëruar një kategori të caktuar të votave. Kjo cështje është përpara Kolegjit Zgjedhor, që është organizmi i lartë kushtetues në Shqipëri, për të tilla cështje. Cfarë është esenciale për ne eshte që të gjitha partitë të veprojnë me të njëjtin dinjitet që tregoi edhe populli shqiptar; në ruajtjen e qetësisë, respektimin e ligjit dhe të mos kërkojnë të nxisin dhunë. Të gjitha këto cështje duhet të adresohen nga Kolegji Zgjedhor. Ne shpresojmë të shohim cfarë mendojnë ata, por rezervojmë gjykimin për rezultatin derisa të kemi dëgjuar opinionin e tyre përfundimtar”, thotë Countryman.

Sa i takon zgjidhjes së cështjes nga Komisioni i Venecias, zorti Countryman tha se shumë demokraci të tjera europiane i janë drejtuar atij.

“Ky është një vendim që duhet të marrin institucionet shqiptare. Vërej se shumë demokraci të tjera europiane kanë përdorur shërbimet e Komisionit të Venecias, si një mënyrë e pavarur për të arritur në një opinion të mirë se cilat janë standartet europiane për zgjedhjet. Unë nuk mund të mendoj që të shkosh në Komisionin e Venecias është dicka e keqe. Por ky është një vendim për institucionet shqiptare dhe jo për Shtetet e Bashkuara”, sugjeron Countryman.

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit për Euroazinë, Thomas Countryman nënvizon se hapi më i rëndësishëm pas zgjedhjeve të 8 majit në Shqipëri është një komunikim më me respekt mes palëve.

“Do të doja të shpresoja se pas këtyre zgjedhje të mund të shohim në cdo nivel, në Shqipëri, një komunikim më me respekt, pjesëmarrje më të mirë nga të gjitha partitë në të gjithë organizmat qeverisës. Ky do të ishte një hap i madh përpara. Unë mendoj se kur njerëzit marrin pjesë në një numër kaq të madh në zgjedhje, kjo është cfarë ata kërkojnë. Dhe është ajo që shpresojmë të shohim nga situata aktuale dhe veprimet gjatë dy viteve të ardhshme, deri në zgjedhjet e tjera të përgjithshme”, shton Countryman.

Top Channel