Basha: Rama, presion Kolegjit Zgjedhor

08/06/2011 15:45

Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, duke reaguar pas letrës së kryetarit të Partisë Socialiste dretjuar publikut një ditë më parë, deklaron se Rama po i bën presion Kolegjit Zgjedhor në marrjen e vendimeve.

Sipas Bashës, ky veprim i Ramës është një hap i paprecedent që në fakt po kërcënon drejtesinë.

“Kundërshtari im ka deklaruar se nuk do të njohë Kolegjin Zgjedhor pasi bazohet në ligj dhe jo në interesat politike. Ai ka të drejtë të përdorë të gjitha mjetet ligjore, por ka zgjedhur të ndërmarrë një hap të paprecedent duke i bërë presion Kolegjit me një letër publike. Është e papranueshmë të bëhet presion ndaj Kolegjit, pasi është një presion i mirëfilltë ndaj drejtësisë”, ka deklaruar Basha.

Kandidati demokrat, i cili me vendimin e Kolegjit Zgjedhor del fitues në Tiranë, ka falenderuar edhe qytetarët, që bënë që zëri i tyre të dëgjohet dhe pritën me durim e respekt procesin.

Top Channel